Aktualitet

Bledar Dedja mbante një celular për njohje të reja! Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali

Celulari i tij i dytë i shërbente për njohje të reja dhe ka kod pin. Ekspertët po punojnë për ta zbërthyer.

D.XH
Bledar Dedja mbante një celular për njohje të reja! Detaje nga
Bledar Dedja

ITALI – Mediat italiane vazhdojnë që të shkruajnë për vrasjen e Bledar Dedjas në Itali, duke dhënë detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit. Sipas mediave të vendit fqinj, Dedja përdorte 2 aparate celularë, ku njërin e mbante për takime sekrete erotike. Celularët pritet që të zbërthehen nga ekspertët, për të zbuluar më tepër. Deri më tani, dyshimet e hetuesve janë se Dedja mund të jetë vrarë nga një person që e ka takuar, pas njohjes online.

Shkrimi i medias italiane:

Ndërsa ekzaminimet e Parma Ris do të nisin në datën 12 shkurt në makinën e viktimës (çelësat origjinalë të së cilës nuk janë gjetur ende) dhe në rrobat e gjetura në vendngjarje, hetuesit po ‘gërmojnë’ "jetën e dyfishtë" të Bledar Dedjas. Një shtetas shqiptar 39-vjeçar u gjet i vrarë të dielën e 21 janarit në një zonë të izoluar në Paderno del Grappa. Hetuesit duken mjaft të sigurt se 39-vjeçari ka pasur një takim me vrasësin. Thuajse me siguri një takim “special”, të cilin Dedja do të ishte përpjekur ta mbulonte, duke thënë se duhej të takohej me disa miq.

Për këtë arsye është duke u zhvilluar ekzaminimi i pajisjes së dytë në pronësi të Dedjas. Një celular për të cilin askush nuk do të kishte qenë në dijeni, në të cilin prokurorja publike Barbara Sabattini shpreson të gjejë gjurmë të dobishme për zbardhjen e misterit dhe që konfirmojnë dyshimet e Prokurorisë, që ka ngushtuar rrethin e të dyshuarve. Ka të ngjarë që 39-vjeçari, i cili ka përdorur celularin për të takuar persona të tjerë në biseda erotike dhe për t'i kontaktuar ata, të ketë marrë mesazh "karrem"  nga vrasësi i tij, pikërisht në atë numër. Megjithatë, telefoni celular mbrohet nga një kod pin dhe një eksperti iu kërkua ta zhbllokonte atë.

Duket se gruaja e tij dyshoi aq shumë në jetën e fshehtë të Bledarit, saqë dy vite më parë punësoi një hetues privat për të zbuluar të vërtetën. Që nga ai moment, marrëdhëniet mes bashkëshortëve do të ishin mjaft të ftohta. Por tani familja dhe miqtë duan të dinë të vërtetën./ZËRI/

Poll

MOS HUMB