Aktualitet

‘Njëri e joshi, tjetri i nguli thikën’/ Thellohet misteri, kush e vrau Bledar Dedjan

Hetuesit dyshojnë se dikush e ka joshur Dedjan në takim në pyll, ndërsa një person tjetër mund ta ketë vrarë.

D.XH
‘Njëri e joshi, tjetri i nguli thikën’/ Thellohet misteri,
Bledar Dedja

PIEVE DEL GRAPPA - Vazhdojnë hetimet për vrasjen e Bledar Dedjas, 39-vjeçarit shqiptar të vrarë brutalisht në Paderno del Grappa. Hetimet, tashmë të besuara tek karabinierët, po përpiqen të hedhin dritë mbi një enigmë të ndërlikuar elementësh, që mund të zbulojnë identitetin e vrasësit. Policët ndërhynë fillimisht në Mercedes Class B të Dedjas. Makina e lënë në anë të rrugës ‘Via Colli’ mund të ketë qenë mjeti i transportit, që përdorte vrasësi. Makina u gjet e mbyllur dhe ishte në rregull. Aty nuk u gjetën gjurmë të dukshme gjaku.

Më pas, Departamenti Shkencor u fokusua në zonën e krimit, duke prerë shkurre dhe duke analizuar me kujdes vendin ku u gjet makina dhe ku mbeti i vrarë Dedja. Hetuesit janë në kërkim të çelësave të makinës dhe veçanërisht armës së vrasjes, me hipotezën se mund të jetë një kamë ose një teh çelësi. Hetuesit dyshojnë se Dedja mund të jetë takuar me një person (burrë ose grua) për një takim dhe më pas të jetë vrarë nga një person tjetër, që mund te jetë fshehur në shkurre. Kjo mbetet sidoqoftë një hipotezë.

Hetimet, të cilat nisën si një krim i mundshëm pasioni, u zgjeruan për të kërkuar një jetë në dukje paralele të Dedjas. Hipoteza e një takimi të planifikuar, që mund të kishte rezultuar në një krim pasioni ose një kurth vdekjeprurës, është në qendër të hetimeve të Karabinierëve. Për momentin, mundësia që vrasja të ketë ndodhur diku tjetër duket e përjashtuar, por provat e mëtejshme nga policia mund të çojnë në zbulime të reja.

Hetuesit besojnë se kopshtarit shqiptar mund t’i jetë lënë takim në vendin e krimit duke përdorur si karrem një person me të cilin kryente marrëdhënie dhe se pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër, për çështje nderi. Ndërkohë, autorizimi për trupin ka mbërritur nga Prokuroria dhe familjarët do ta varrosin në fshatin Vorrozen të Kavajës, në Shqipëri, vendi ku dhe ka lindur./ZËRI/

Poll

MOS HUMB