Aktualitet

Bllokohet kalimi i makinave në Byppassin e Rrugës së Arbrit

Autoritetet bëjnë me dije se është bllokuar qarkullimi i makinave në Byppasin e Rrugës së Arbrit.

D.XH
Bllokohet kalimi i makinave në Byppassin e Rrugës së Arbrit
Bllokimi i Rruges se Arbrit

DIBËR – Gjatë ditës së sotme, veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës. Reshjet e borës, si dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që të bllokohet Qafa e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Rruga tashmë është bllokuar, ndërsa borëpastrueset po përpiqen të sjellin situatën në normalitet. ARRSH iu ka bërë thirrje shoferëve, që të përdorin goma dimri, sidomos në zonat veriore të vendit.

"Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës aktualisht dhe në vijim shoqëruar me temperatura të ulëta, kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm për përdoruesit e mjeteve të papajisuara minimalisht me goma dimërore. Për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre përdoruesve të pa pajisur me goma dimërore apo zinxhirë që nuk do të lejohen të përshkojnë Bypasin e Murrizit deri ne pastrimin total nga dëbora”, njoftoi ARRSH.

Policia: Kalimi në akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos dhe Peshkopi-Kukës, vetëm me zinxhirë

Policia, me anë të një njoftimi për mediat, shprehet se në disa akse, në veri-lindje të vendit, mund të udhëtohet vetëm me zinxhir. Sipas policisë, është bllokuar qarkullimi normal i mjeteve në Rrugën e Arbrit, ndërsa me zinxhir mund të ecet në akset Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos dhe Peshkopi-Kukës.

Bllokohet kalimi i makinave në Byppassin e Rrugës së Arbrit
Situata ne rrugen e Arbrit

‘Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pa kalueshëm. Firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Akset rrugore Peshkopi-Bulqizë,  Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë,  të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë’, njofton policia.

Reshje të dendura të borës kanë rënë sot në qarkun e Kukësit dhe të Dibrës. Si pasojë, është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aksin Peshkopi-Kukës, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje që aksi Peshkopi-Bulqizë të kalohet vetëm me zinxhirë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB