
TIRANË- Policia ka ndaluar pak minuta më parë nënën që braktisi mëngjesin e kësaj të mërkure foshnjën e porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht. Raportohet se se 29-vjeçarja e identifikuar si Eglantina Isufaj banon në rrugën "3 Dëshmorët", shumë pranë vendit ku dhe ka braktisur foshnjën.
Pasi ka lindur foshnjën në bodrumin e pallatit, e ka lënë atë të mbështjellë me batanije në një divan të shkatërruar mes lagështisë dhe errësirës. Policia prej mesditës po punonte për identifikimin e nënës dhe marrjen e saj në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Ishte një nga banorët që pas të qarave zbriti poshtë dhe pa foshnjën e mbështjellë me disa batanije. Pas kësaj ai njoftoi Policinë ndërsa foshnja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në intubim në Maternitetin “Koço Glozheni”./Zëri.ai