
TIRANË- Ky është divani ku u gjet e mbështjellë me batanije një foshnjë e porsalindur (gjinia ende nuk dihet). I harruar në një garazh në një nga pallatet e Yzberishtit, divani u kthye në sallën e lindjes për nënën që më pas e braktisi foshnjën e saj. Zëri.ai ka siguruar pamjet, por ende nuk dihet asnjë e dhënë për nënë.

Ishte një nga banorët që pas të qarave zbriti poshtë dhe pa foshnjën e mbështjellë me disa batanije. Pas kësaj ai njoftoi Policinë ndërsa foshnja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në intubim në Maternitetin “Koço Glozheni”.
Deri më tani Policia nuk ka ende një pistë konkrete hetimi, se i kujt është foshnja dhe se përse u braktis në bodrumin e ftohtë të një pallati. Deri më tani bëhet me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në pallat dhe në zonë për të parë se kush është personi që futet në ambientet e bodrumit./Zëri.ai