Aktualitet

Ceremonia e Papa Leone XIV/ Nisen drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë

Ceremonia pritet të theksojë rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Shqipërisë

F.I
Ceremonia e Papa Leone XIV/ Nisen drejt Vatikanit krerët e komuniteteve
Papa Leone XIV

VATIKAN- Krerë të komuniteteve fetare dhe përfaqësues politikë nga Shqipëria do të udhëtojnë drejt Vatikanit. Nesër në ceremoninë e Perurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leone XIV, ora 10:00, do të marrin pjesë nga Shqipëria, Presidenti i Republikës, Bajram Bega dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Nga Kisha Katolike do të jenë të pranishëm kryeipeshkëvi i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore (KISH) Imzot Gjergj Meta dhe zv/presidenti i KISH, Imzot Simon Kulli Nga Kisha Ortodokse do të marrë pjesë Hirësi Nikolla – Mitropolit i Apollonisë dhe i Fierit dhe At Ignat Todri.

Ceremonia pritet të theksojë rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB