Aktualitet

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, Jared Kushner në Tiranë, pritet të mbajë fjalim

Gjatë samitit pritet që të mbajë fjalën e tij edhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner, i cili ndodhet sot në Tiranë.

I.F
Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, Jared Kushner në Tiranë,
Jared Kushner

TIRANË- Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar "Future Investment Initiative Europe" do të zhvillohet sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Gjatë samitit pritet që të mbajë fjalën e tij edhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner, i cili ndodhet sot në Tiranë. Kushner do të flasë si CEO dhe themeluesi i “Affinity Partners”. Po ashtu, edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të mbajnë një fjalim. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe senatori italian dhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

Pritet që në këtë samit të diskutohen 8 pika kyçe për zhvillimin dhe teknologjinë si: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje./ZËRI

Poll

MOS HUMB