Aktualitet

Cërriku kundër ndarjes së re territoriale, banorët nisin firmosjen e peticionit

Organizatorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, duke argumentuar se një ndryshim i tillë do t’i largonte shërbimet dhe vendimmarrjen nga komuniteti.

zh.ll
Cërriku kundër ndarjes së re territoriale, banorët nisin
peticion-cerrik

CËRRIK- Banorët e Cërrikut kanë nisur një nismë kundër bashkimit të propozuar me Bashkinë Elbasan, duke mbledhur firma për një peticion që kërkon ruajtjen e Cërrikut si njësi administrative më vete.

Nisma synon të mbledhë mbështetjen e qytetarëve përpara vendimmarrjes mbi hartën e re territoriale. Organizatorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, duke argumentuar se një ndryshim i tillë do t’i largonte shërbimet dhe vendimmarrjen nga komuniteti.

Sipas draftit të Reformës Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, parashikohet: Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan.

Ndërkohë, peticioni pritet të vijojë të firmoset edhe në ditët në vazhdim dhe pas përfundimit të mbledhjes së firmave, do t’u përcillet institucioneve përgjegjëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB