Aktualitet

Dënimi i parë ishte shumë pak! 31-vjeçarit shqiptar i shtohet burgu në Angli

Tarja përdori një telefon të veçantë me aplikacionin "SkyECC" për të bërë telefonata dhe për të dërguar mesazhe.

k.m.
Dënimi i parë ishte shumë pak! 31-vjeçarit shqiptar i
Ergest Tarja

BRITANI E MADHE- Autoritetet britanike rritën dënimin për një shqiptar që merrej me trafik kokainë në Londër dhe Sussex. Sipas mediave të huaja, Ergest Tarjes, 31 vjeç, i është shfuqizuar dënimi me 6.6 vite burg dhe është vendosur një dënim me 9 vjet burg.

Kjo pasi banda, e udhëhequr nga Tarja, ishte pjesë e një rrjeti kompleks të krimit të organizuar që ishin të përfshirë në një komplot të sofistikuar për të trafikuar rreth 20 kg kokainë midis Londrës dhe Sussex-it për 2-3 vite.

Tarja përdori një telefon të veçantë me aplikacionin "SkyECC" për të bërë telefonata dhe për të dërguar mesazhe. Por ekspertët e policisë franceze kanë mundur të zbulojnë mesazhet që tregonin përfshirjen e tij në shpërndarjen e shumë kilogramëve kokainë.

Pas dënimit të parë, Gjykata ra dakord që dënimi i tij ishte tepër i butë dhe i rriti dënimin. Tarja u dënua me fillimisht me 6.6 muaj burg, por dënimi iu ndryshua më 25 prill 2024. Tani ai do kalojë 9 vite pas qelie./ZËRI

Poll

MOS HUMB