Aktualitet

Dërgonin emigrantë me charter dhe i pajisinin me dokumente false, dënohen dy shqiptarët në Angli

Dyshja u dënuan me një total prej pesë vjet e dy muaj burg, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). NCA tha se të paktën nëntë udhëtime të emigrantëve ekonomikë shqiptarë në 2016 dhe 2017 ishin "të lidhura kryesisht me Hilajn", tre përfshinin udhëtime me avionë, ndërsa të tjerë me emigrantë që hipnin në pjesën e pasme të kamionëve.

F.m
Dërgonin emigrantë me charter dhe i pajisinin me dokumente false,
Myrteza Hilaj dhe Kreshnik Kadena

BRITANI E MADHE- Dy shtetas shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë ekonomikë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex janë burgosur. Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, në lindje të Londrës, u shpallën fajtorë nga Gjykata Southwark Crown.

Dyshja u dënuan me një total prej pesë vjet e dy muaj burg, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). NCA tha se të paktën nëntë udhëtime të emigrantëve ekonomikë shqiptarë në 2016 dhe 2017 ishin "të lidhura kryesisht me Hilajn", tre përfshinin udhëtime me avionë, ndërsa të tjerë me emigrantë që hipnin në pjesën e pasme të kamionëve.

Dokumente false

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandën e migrantëve duke përdorur aeroplanët e lehtë. Piloti i grupit do të ngrihej nga North Weald Airfield në Epping Forest, Essex dhe do të fluturonte për në aeroportin Le Touquet në bregdetin e Francës veriore për të mbledhur tre deri në katër migrantë për t'i kontrabanduar në MB në çdo udhëtim.

Më pas, piloti do të fluturonte për në Aerodromin Stapleford, gjithashtu në Epping Forest, ku emigrantët do të linin avionin dhe do të mblidheshin nga Kadena.

Emigrantët shqiptarë do të paguanin “deri në 10,000 £” për tranzit në MB dhe më pas “disa qindra paund shtesë” për dokumente false, tha NCA.

Pas një përgjimi të policisë në Francë më 17 korrik 2017, NCA tha se Hilaj dhe Kadena, të dy në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht, u panë duke pasur një “takim në një pijetore lokale”. Gjatë gjyqit, Kadena kishte sugjeruar se kjo ishte "pija e ditëlindjes" së tij.

Mashtrimi bankar

Hilaj, i cili erdhi në Britaninë e Madhe në vitet 1990 dhe më parë punonte në restorant dhe roje sigurie, i furnizonte emigrantët me dokumente false.

Ai gjithashtu mori dokumente nga një burrë që drejtonte një fabrikë pasaportash nga papafingo e tij në Battersea, Londër.

Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017.

Oficerët zbuluan mesazhe në një nga telefonat e Hilajt, në të cilat ai kishte korrigjuar gabimet e shtypjes në dokumente false, si dhe kërkimet në internet në lidhje me ndalimin e avionit më 17 korrik dhe të pilotit britanik David Green dhe Edward Buckleyn, që u burgosën në Francë në vitin 2017.

Hetimi më i gjerë nga NCA, që nuk lidhet drejtpërdrejt me Hilajn apo Kadenën, përfshinte sekuestrimin e katër tonëve kanabis dhe 30 kilogramë kokainë.

Poll

MOS HUMB