Aktualitet

DETAJE/ I shpëtoi atentatit, Ardian Gjeloshi mori 2 plumba! Autorët qëlluan 15 herë

Raportohet se ai ka një plagë në ije sipër legenit tangente dhe një plagë në dorën e majtë, tek bërryli tangent.

E.K
DETAJE/ I shpëtoi atentatit, Ardian Gjeloshi mori 2 plumba! Autorët
Pamje nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Gurëz të Kurbinit këtë të shtunë, ku mbeti i vrarë ekonomisti Selman Mihana dhe u plagos biznesmeni Ardian Gjeloshi. Ky i fundit ka qenë dhe "shënjestra" e autorëve. Gjeloshi ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe mësohet se ka marrë 2 plumba, që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi. Raportohet se ai ka një plagë në ije sipër legenit tangente dhe një plagë në dorën e majtë, tek bërryli tangent.

Shkak për ngjarjen që tronditi mëngjesin e sotëm Kurbinin sipas Policisë, mund të jenë mosmarrëveshjet në biznes. Mihana dhe Gjeloshi u qëlluan rreth orës 07:00 të mëngjesit teksa po hynin në zyrë. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të firmës që merrej me përpunimin e inerteve, ndërsa autorët kanë qëlluar të paktën 15 herë nga jashtë rrethimit. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB