TIRANË- Dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, në kuadër të aksionit të policisë së Tiranës në Kamëz, ku u godit një grup kriminal që shisnin armë zjarri. Në pranga përfunduan Bledar Jella dhe Xhemal Shehi, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje, të cilët rezultojnë se ishin të përfshirë prej disa kohësh në shitjen e armëve të zjarrit.
Burimet kanë zbuluar të tjera detaje, teksa bëhet me dije se ky grup i shiste armët në Kamëz dhe në grupe të tjera kriminale në kryeqytet. Lidhur me këtë, policia ka arritur të dokumentojë dy epidose të shitjes së pistoletave, çmimi i të cilave varionte nga 2000 deri në 3000 euro. Raportohet se pistoletat ishin modele të reja dhe janë futur ilegalisht në vendin tonë përmes Kosovës.
Gjatë operacionit të koduar "Members" u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë./ZËRI
