Aktualitet

DETAJE nga vdekja e dy vajzave ukrainase, dyshohet se punonin si 'eskorta' në Tiranë

Mësohet se farmacistja bëri denoncim në polici për këtë incident, por blutë e Tiranës nuk arritën t’i lokalizonin në kohë.

f.t
DETAJE nga vdekja e dy vajzave ukrainase, dyshohet se punonin si
foto ilustruese

TIRANË-Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e dy vajza të reja nga Ukraina janë gjetur të vdekura në kryeqytet, në zonën që njihet si ‘Selvija’. Dy ukrainaset, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, që u gjetën të pajeta nga shoqja e tyre e dhomës në një apartament në rrugën e Dibrës punonin si punonjëse seksi.

DETAJE nga vdekja e dy vajzave ukrainase, dyshohet se punonin si
Antonina Kozachenko

Njëra prej tyre kishte dy muaj që kishte ardhur në vendin tonë, ndërsa dy të tjerat rezulton të kenë hyrë në Shqipëri në datën 1 maj. Ndërkohë raportohet se pak ditë më parë ato kishin kërkuar ilaçin Xanax, por farmacistja kishte refuzuar t’ua jepte pa recetë. Ato madje kishin shfaqur shenja agresiviteti dhe e kishin kafshuar farmacisten në dorë. Mësohet se farmacistja bëri denoncim në polici për këtë incident, por blutë e Tiranës nuk arritën t’i lokalizonin në kohë.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike. Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e kryeqytetit.

Mbidoza e “Xanax”-it dyshohet se është shkaku i vdekjes së tyre.  Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB