Aktualitet

U kapën duke shkëmbyer 'mallin' në parking, zbardhen DETAJE, droga vinte nga Fushë-Kruja

Raportohet se droga vinte nga Fushë Kruja.

E.K
U kapën duke shkëmbyer 'mallin' në parking, zbardhen
Katër të arrestuarit

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e katër të rinjve në Tiranë, të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar shkëmbimin e drogës në një parking të një qendre tregtare. Raportohet se droga vinte nga Fushë Kruja. “Lidhjet e biznesit”, ishin lidhur që në sezonin e verës, ndërsa posedues të drogës ishin Haziz Zylufa dhe Vladimir Dylgjeri, të dy të vënë në pranga.

Ndërkohë, gjetja e klientëve ishte detyrë e Demokrat Dylgjerit, i cili ishte me origjinë nga Elbasani. Ky i fundit kishin lidhur kontaktet me Hyrxher Meten, me origjinë nga Korça. Dy të rinjtë kishin lënë takim në parkingun e qendres tregtare ‘TEG’, ku dhe u kapën, së bashku me Haziz Zylyfan dhe Vladimir Dylgjerin, të cilit kishin ardhur për të kryer shkëmbimin e mallit. Sapo kanë tentuar të shkëmbejnë drogën ata janë kapur nga Antidroga e Tiranës.

Antidroga e Tiranës dhe Policia kishin 5 muaj që ishin vënë në ndjekje të grupit dhe i mbante në vëzhgim. Ata i kishin lejuar të vijonin aktivitetin deri në pikën e takimit, që grupi të kapej i plotë. Dyshohet se Hyrxher Mete, e shpërndante lëndën narkotike në qytetin e Korçës pasi në banesë, gjatë kontrollit të Policisë iu gjet një sasi prej 90 gram kokainë e ndarë në doza gati për shitje. Ndërkohë vlera e kanabisit të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm shkon deri në 20 mijë euro.


NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë. Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, operacioni policor i koduar "Lokacioni", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë. U kapën në flagrancë duke shkëmbyer 16.2 kg lëndë narkotike kanabis, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Lokacioni".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 32 vjeç, H. Z., 23 vjeç, V. K., 23 vjeç dhe H. M., 23 vjeç. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB