Aktualitet

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, lirohen nga burgu 3 anëtarët e fisit Rraja

Ata janë liruar për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit

E.K
Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, lirohen nga burgu 3 anëtarët
RRAJAT PARA GJYKATES

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka zbutur masat e sigurisë nga ajo e arrestit në burg në arrest shtëpie për 3 anëtarë të fisit Rraja që dhunuan dy kushërinjtë e fisit Maja pak muaj më parë.

Andi Rraja, Indeid Rraja dhe Eni Kullaj, janë liruar nga burgu për shkak të tejkalimit të afateve, e për këtë arsye, gjykata caktoi arrest shtëpie.

Dhuna ndaj kushërinjve Maja nga fisi Rraja ndodhi në muajin Korrik 2023 në një lokal në rrugën Fushë Krujë – Thumanë.

Në konfliktin që bëri bujë disa muaj më parë, u përfshinë edhe 6 anëtarë të tjerë të fisit Rraja të cilët u shpallën në kërkim.

Këta shtetas kanë goditur me sende të forta dhe kërcënuar me armë shtetasit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, mbi një konflikt të nisur për dëmet që pretendonin dy viktimat e sulmit që ishin bërë nga punimet e gurores së vëllezërve Rraja në fshatin Borizanë.

Ngjarja e rëndë solli edhe shkrijen e të gjithë zinxhirit komandues të komisariatit të Fushë-Krujës, si dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB