Aktualitet

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët mblidhen përpara kryeministrisë, kërkojnë largimin e kryeministrit

Qytetarët u mblodhën sërisht në orë 19:00 në sheshin ‘Skëndërbej’ ku më pas vijuan marshimin e tyre, si në ditët e mëparshme të protestës drejt godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e tyre të përnatshme atje.

M.K.
Dita e 53-të e protestës/Qytetarët mblidhen përpara
Foto nga protesta

TIRANË- Ditën e sotme shënohet protesta e 53-të e qytetarëve, e cila nisi në datën 31 maj nga icidentet e ndodhura në Zvërnec.

Qytetarët u mblodhën sërish në orë 19:00 në sheshin ‘Skëndërbej’ ku më pas vijuan marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e tyre të përnatshme atje.

Protesta ka bërë bashkë qytetarët me një synim të përbashkët për të larguar nga detyra kryeministrin e vendit.

Kërkesat e protestuesve:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.


5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB