Politikë

Ministri i Drejtësisë, Gogu: Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion të shëndetit mendor

Gogu u ndal edhe tek aministia penale ku tha se 2300 persona kanë përfituar, ndërsa nënvizoi se 7 të miturit që janë liruar po mbështeten me programe individuale riintegrimi.

F.I
Ministri i Drejtësisë, Gogu: Burgu i Shënkollit do të
Toni Gogu

TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka zhvilluar një konferencë për mediat, nga ku deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re ku përparimi i reformës në drejtësi matet drejtpërdrejt me përvojën e përditshme të qytetarëve. Gogu u ndal edhe tek aministia penale ku tha se 2300 persona kanë përfituar, ndërsa nënvizoi se 7 të miturit që janë liruar po mbështeten me programe individuale riintegrimi.

Toni Gogu: Sa i takon amnistisë penale, jemi duke folur për një ligj të zbatuar. Është zbatuar tërësisht me bashkëpunim të ngushtë me prokuroritë. 553 persona janë liruar, 863 persona kanë përfituar ulje dënimi, 2300 persona kanë përfituar nga shërbimi i provës. Kriteret e amnistisë nuk i cakton ministri, e as opinioni publik, por i cakton Kuvendi.

Ministri bëri me dije se Burgu i Shënkollit në Lezhë do të kthehet në institucion të shëndetit mendor, por do të duhen disa vite. 

Toni Gogu: Po synojmë të peshojmë sigurinë dhe rehabilitimin në burgje. Kemi një plan dhe do të jetë institucion i shëndetit mendor. Atje do të trajtohen të dënuarit ashtu siç trajtohen të dënuarit që vuajnë nga shëndeti europian në çdo vend europian. Do të marrë disa vjet.

Poll

MOS HUMB