Aktualitet

Do ndërtonte urë për motrën/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Tropojës, 5 vite jashtë funksioneve publike

Në të njëjtën çështje, ndërtuesi Rrok Gega u dënua me 6 muaj burg, dënim që gjithashtu u shndërrua në 1 vit shërbim prove.

zh.ll
Do ndërtonte urë për motrën/ Dënohet me 2 vite burg
zyra islamaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, duke e dënuar me 2 vite e 1 muaj burg për korrupsion pasiv. Megjithatë, dënimi do të konvertohet në 2 vite shërbim prove, me kusht që të mos kryejë vepra të tjera penale.

Gjykata gjithashtu i ka hequr Islamajt të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Në të njëjtën çështje, ndërtuesi Rrok Gega u dënua me 6 muaj burg, dënim që gjithashtu u shndërrua në 1 vit shërbim prove.

Islamaj dyshohet se ka kryer veprën penale “korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Rrok Gega për korrupsion aktiv. 

Islamaj, në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj, konkretisht motrës së saj. Për këtë dosje, SPAK ka marrë të pandehur dhe biznesmenin Rrok Gega, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas SPAK, Islamaj planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë. Ura megjithatë, nuk është ndërtuar.

Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator të vitit 2024, pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi./ZËRI

Poll

MOS HUMB