BRITANI- Një shqiptar, nga Dibra, i deportuar në Shqipëri pas një vrasjeje me thikë u kthye fshehurazi në Britani për të drejtuar një fermë të madhe kanabisi, raporton The Sun. Emigranti i paligjshëm Flamur Topalli u burgos në vitin 2005 për vrasjen e një portier në Hove, West Sussex.
Ai u dërgua përsëri në Shqipëri për të vuajtur tremujorin e fundit të dënimit 16-vjeçar dhe gjykata e Dibrës ia pranoi kërkesën për tu liruar me kusht. Topalli, 53 vjeç, u lirua në vitin 2020 dhe hyri përsëri ilegalisht në Britani. Ai u arrestua në tetor pasi policia gjeti 200 bimë kanabisi në Portsmouth, ndërsa raportohet se ndaj tij ka nisur procesi ekstradimit nga Londra drejt Tiranës.
Çfarë ndodhi në ngjarjen e vitit 2004? Flamur Topalli së bashku me dy shqiptarë të tjerë vëllezërit Vionest dhe Ermir Dema nga klani kriminal Dema, që vepronin në jug të Anglisë në qytetin Brighton në Maj 2004 u përfshinë në vrasjen e 25-vjeçarit Altin Molita, roje sigurie në një lokal nate.
Molitën e goditën disa herë me thikë pasi ai nuk i la të hynte në lokalin e natës ku punonte. Flamur Topalli u transferua për të vuajtur dënimin në Shqipëri dhe kur i kishin mbetur dy vite burg për të vuajtur gjykata e Dibrës ia pranoi kërkesën për tu liruar me kusht. Apeli i dha të drejtë prokurorisë për ta rikthyer në burg Topallin por ishte shumë vonë pasi ai ishte larguar ilegalisht nga territori Shqipërisë për tu futur përsëri ilegalisht në Angli./ZËRI