Aktualitet

E rëndë në Tiranë, burri plagos gruan pas sherrit me motive të dobëta

A.H., pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me thikë gruan e tij e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

M.M
E rëndë në Tiranë, burri plagos gruan pas sherrit me motive
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet ku një burrë ka plagosur me thikë gruan e tij. Sipas Policisë, A.H. 32 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë gruan e tij e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Poll

MOS HUMB