Aktualitet

E rëndë në Vlorë, gruaja ndërron jetë pas operacionit, nisin hetimet

Nuk dihet ende nëse vdekja e gruas është shkaktuar nga pakujdesia apo neglizhenca e mjekëve

E.K
E rëndë në Vlorë, gruaja ndërron jetë pas
spitali i vlores, foto ilustruese

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 57-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Policia bën me dije se viktima, shtetasja me iniciale M. B., kishte kryer më herët një operacion, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB