Aktualitet

Ekzekutimi i 'Qotit' me 11 plumba mes Medelinit! PISTAT: Në Burrel u mor peng, po hetohej në Ekuador

Tushi deklaronte asakohe se kanë qenë disa persona ende të paidentifikuar të cilët i kanë vënë një thes në kokë dhe më pas e kanë dërguar në një banesë të panjohur

F.I
Ekzekutimi i 'Qotit' me 11 plumba mes Medelinit! PISTAT: Në
Artur Tushi

TIRANË-Artur Tushi, nga fshati Raboshtë i Lezhës, i njohur me pseudonimin 'Qoti' u ekzekutua me 11 plumba nga një vrasës me pagesë më 5 tetor në Medellin, pranë qendrës tregtare Santa Fe në El Poblado. Autori një shtetas nga Venezuela u arrestua disa orë pas krimit nga Policia. Venezueliani është afruar me motoçikletë, e ka pyetur shqiptarin për emrin dhe pasi ka marrë konfirmimin ka qëlluar 11 herë në drejtim të shqiptarit për tu siguruar që e kishte kryer siç duhet punën e tij.

Gazeta kolumbiane 'EL Tiempo' ka treguar detaje të reja nga ekzekutimi mafioz ndaj shqiptarit Artur Tushi, i cili u ekzekutua me 11 plumba në Kolumbi. Sipas mediave kolumbiane pagesa që iu bë venezuelianit 35-vjeçar, për të kryer vrasjen e Tushit, është bërë në dollarë, çka forcon teorinë se krimi lidhet me përplasje kriminale ndërkombëtare në qytet.Artikulli ka risjellë një ngjarje të vitit 2017, ku Tushi u rrëmbye dhe ju vodhën 200.000 lekë. 

Në lidhje me rastin, Tushi u rrëmbye nga persona të panjohur me 2 Nëntor të 2017 në zonën mes Milotit dhe Burrelit. Familja e tij denoncoi se ai kishte humbur kontaktet me ta dhe se nuk ishte bërë i gjallë. Menjëherë pas njoftimit të marrë, policia nisi kërkimet në zonën mes Fushë- Milotit dhe në fshatrat që ndodhen pranë rrugës nacionale Milot- Burrel. Asakohe Tushi deklaronte asakohe se kanë qenë disa persona ende të paidentifikuar të cilët i kanë vënë një thes në kokë dhe më pas e kanë dërguar në një banesë të panjohur, ku i kanë marrë 200 mijë lekë dhe automjetin.

EL TIEMPO raportoi se, pas hetimeve të para të kryera nga autoritetet përmes Interpol-it, u zbuluan disa precedentë penalë në emrin e Tushit në vende të ndryshme. Ai kishte qenë nën hetim në Shqipëri, ashtu si edhe në Itali, ku kishte jetuar për disa vite, dhe në Ekuador, vendi i pasaportës që mbante në momentin e vrasjes. Po ashtu, regjistra gjyqësorë me emrin e tij u gjetën edhe në Spanjë. Ndër precedentët penalë të Tushit veçohen vepra të tilla si dhunë fizike dhe posedim droge./ZËRI

Poll

MOS HUMB