Aktualitet

Ekzekutimi i shqiptares shtatzënë, momenti ku dy autorët i hedhin sendet në plehra

Dy burrat, që dyshohet se vranë Georgia Muratin, shihet teksa hedhin sendet e saj personale në koshat e mbeturinave, me qëllim që të përforconin skenarin se viktima ishte zhdukur.

D.XH
Ekzekutimi i shqiptares shtatzënë, momenti ku dy autorët i hedhin
Momenti nga videoja

SELANIK - Një video, ku shihen dy të pandehurit për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë në Selanik, menjëherë pas vrasjes, duke hedhur sendet e saj personale në kosha plehrash, është publikuar nga mediat greke. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqanit rreth orës 12.15 të mesnatës, shihet fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja, partneri 39-vjeçar i gruas së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar. Ata ecin, duke parë me shumë kujdes rrugën.

Në sekondat e ardhshme, kamerat i regjistrojnë ata duke hedhur qesen në koshin e plehrave, për të përforcuar skenarin e zhdukjes dhe më pas largohen.

Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa vështirësi dhe në fakt edhe duke vrapuar.

Në një video të publikuar dje nga protothema.gr, 41-vjeçarja shtatzënë shihet duke ecur e shkujdesur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, në rrugën ‘Ethnikis Antistaseos’, pak metra larg shtëpisë ku çifti jetoi.

Akrepat e orës ishin rreth dhjetë minuta para orës 23 dhe, sipas informacioneve, çifti po kthehej me taksi në banesën e tyre, pasi 39-vjeçari i akuzuar, ka shkuar për të marrë gruan fatkeqe nga puna. Është një ironi tragjike, që gruaja po ecte në trotuar duke mbajtur për dore partnerin e saj, pa e ditur se do të vdiste rreth një orë më vonë. Georgia Murati, 41 vjeç dyshohet se u vra nga partneri i saj dhe një mik i tij në Selanik./ZËRI

 
Poll

MOS HUMB