
TIRANE- Joshko Çervenkovski është i ftuari më i përfolur në 24 orët e fundit në dyertë e Prokurorisë së Posaçme. Maqedonasi është marrë në pyetje për vrasjen e vitit 2005 dhe akuzën që i bëhet nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Luftar Reçi, se ka qenë ai montuesi i minës që i mori jetën Vajdin Lames në vitin 2005. Por edhe pse mohon deklarimet e Reçit se ishte ai që montoi minën, çervenkosvki ka pranuar njohjen me të.
Por çfarë thoshte Luftar Reçi në dëshminë e tij? Historia nis me 8 dhjetor 2020, kur SPAK njoftoi se kishte mundur të zbardhte falë dëshmitarit që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, Luftar Reçi, dy atentate të kryera sipas tij nga banda e Durrësit. Bëhej fjalë për ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. SPAK arrestoi Indrit Taullaun, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin ndërsa Lul Berisha dhe Plaurent Dervishaj janë ende në arrati.
Në rrëfimin e tij, Reçi tregon se në shkurt të vitit 2005, Lul Berisha i kërkoi një minë për një atentat. Ai tregon se përmes "Joshko" kishte mundur të ndërtonte disa mina edhe në të shkuarën.
“…Kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se Joshko më kishte përgatitu minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im, i cili është vrarë në vitin 2002. Për këtë minë kam paguar 1600 euro. Rreth orës 10-11 të darkës kanë ardhur tek piceria në Durrës J… dhe pas tij A.Z… Në prezencën time, të Lulit, Plarentit, Indritit dhe Joshkos, A… ka dorëzuar një pako me lëndë plasëse në një qese plastmasi ku ishin 6 ose 8 tubete me dinamit. Pas pak kohe, Luli, Lenti, Indriti, Joshko dhe unë shkuam tek shtëpia e motrës së Lulit që quhej J… ishte një shtëpi trekatëshe, me shkallë nga jashtë, në oborrin e saj ishte parkuar një makinë BMË x5, me ngjyrë të zezë, me lëkurë të verdhë nga brenda. në kat të parë të kësaj banese kishte një garazh ku u futëm të gjithë ne që do të përgatisnim lëndën plasëse për të cilën nuk e dija për çfarë do të përdorej.”-thotë ai, duke pretenduar se nuk e dinte për çfarë do të përdorej tritoli.”-thotë ai.
Më tej, Luftar Reçi shpjegon se si minën me telekomandë, Joshko e montoi në garazhin e shtëpisë së motrës së Lulzim Berishës dhe më pas e montuan në derën e një golfi, brenda një bidoni me coca-cola.
“U futëm në garazhin e shtëpisë së J… të gjithë së bashku, i kemi dhënë J… dinamitin dhe e kemi pyetur se çfarë të duhej tjetër për ta përgatitur. J… na tha se dua dy telefona celularë të ri dhe 2 karta telefoni. Duke qenë se ishte shumë vonë, rreth orës 23:24:00, Indriti ka telefonuar C…, një ushtar të tyre i cili bënte shërbime për Lulin dhe Indrititn dhe i kanë thënë a e ke numrin e telefonit të një dyqani që shiste telefona celular, person të cilin këta e kishin të njohur. Indriti i tha fol në telefon dhe shkoni bashkë tek dyqani i tij dhe merr dy telefona celularë të mirë, të ri se i kam për dy shoqe, të ketë edhe kartë shoqëruese. Kartat e celularit ishin vodafone dhe aparatet mesa mbaj mend ishin “Siemens”, të rinj të papërdorur. Këta telefona ishin me përmasa jo të mëdha, nuk e kujtoj ngjyrën por kanë pasur një shirit anash në ngjyrë floriri. Mesa kujtoj këta telefona ishin të paketuar në kartona dhe me karikuesa me vete. Gjatë kësaj kohe u dhanë disa mendime se për çfarë do të duhej kjo minë me telefomandë dhe Indriti më tha se këtë tritol do e përdorim për ta vendosur në një makinë dhe ajo makina do të vendoset në një makinë dhe ajo makina do të vendoset afër një makine tjetër që do e shpërthejmë. Pasi C… solli telefonat Siemes dhe dy karta vodafoni, ja dhamë J…, i cili në praninë tonë nisi të përgatiste minën plasëse. Në garazhd ishte dhe një makinë tip Volsvagen Gold 3, me ngjyrë gri dhe targa gjermane. U hap golfi dhe tek dera e shoferit u bë çmontimi i derës nga brenda dhe u mbush me copa hekuri të vogla metalike të cilat do i jepnin forcë dhe të shpërndaheshin pas shpërthimit. Tani më kujtohet që dinamiti ishte futur në një bidon Coca-Cola bosh, 1.5 lt me qëllim që të ishte i sigurtë se ku dot ë vendosej,”- rrëfente Reçi në dëshminë e tij.
Tashmë në gjykatë pritet përballja mes maqedonasit dhe Reçit. Joshko çervenkosvki u ndalua në Rinas të hënën dhe dje u paraqit në seancën e përballjes me Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin. Të martën ai nuk u lejua të dëshmonte pasi avokatët e të pandehurit pretenduan se e kanë kërkuar të pyetet me letërporosi duke e cilësuar të dyshimtë rrethanat në të cilat u paraqit në gjykatë. Tashmë grupi është mbledhur. Mungojnë vetëm Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj. Kjo çështje është një nga dosjet më të ndjeshme që po trajtohet nga institucionet shqiptare të drejtësisë, pasi personat e përmendur hedhin poshtë deklarimet e Reçit./Zëri.ai