Aktualitet

EMRAT/ Nga Arben Meskuti te Elda Ibro, kush janë 9 personat e arrestuar për skandalin e mikrokredive

E.K
EMRAT/ Nga Arben Meskuti te Elda Ibro, kush janë 9 personat e arrestuar
Arben Meskuti

TIRANË- ZËRI ka zbardhur emrat e personat të arrestuar në kuadër të operacionit "LIABILITY-3", ku janë vënë nën masën e arrestit me burg dhe të shtëpisë 9 persona, që akuzohen për skemën be mashtrimit përmes mikrokredive.

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë dhënë masat e sigurisë për këta shtetas:

Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro.

“3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës, që ka ekzekutuar masat e sigurisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB