Aktualitet

EMRI-FOTO/ Ky është shqiptari që u vra sot në Greqi, miku i tij e qëlloi për pazaret e drogës

Selimaj e ka qëlluar Arapajn me plumb në faqe, plumb që i ka përshkuar kokën dhe ka bërë që 41-vjeçari të humbasë jetën.

F.m
EMRI-FOTO/ Ky është shqiptari që u vra sot në Greqi, miku i
Altin Arapaj

GREQI- Personi që shikoni në foto është Altin Arapaj, 41-vjeçari që u vra sot në Rafinë të Athinës. Shqiptari është qëlluar me plumb në kokë nga miku i tij, Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, një person me precedentë penalë për drogë.

Dyshja kanë qenë brenda një vreshti në momentin që kanë debatuar me njëri-tjetrin. Dhe në një moment, Selimaj e ka qëlluar Arapajn me plumb në faqe, plumb që i ka përshkuar kokën dhe ka bërë që 41-vjeçari të humbasë jetën.

Por, në sekondat e fundit, Arapaj ka pasur kohë që të telefonojë bashkëshorten e tij dhe t’i rrëfejë asaj emrin e personit që e kishte qëlluar.

Altin Arapaj rezulton gjithashtu një person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale. Dyshimet janë se dyshja janë përplasur për çështje pazaresh. Tashmë Selimaj është shpallur në kërkim.

 

Poll

MOS HUMB