
DIBËR- Ardit Aldedaj (Begu), 30 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Dibrës këtë të premte pasi ishte shpallur në kërkim për tëntativë vrasjeje dhe armëmnajtje pa leje. Sipas Policisë Aldedaj, në vitin 2023 pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me pistoletë një person.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ishte në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”, ndalohet nga Policia 30-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Dibër, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ndalimin e shtetasit Ardit Aldedaj (Begu), 30 vjeç, banues në Peshkopi, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”. Ky shtetas, në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.A. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI