Aktualitet

EMRI/ Plagosi rëndë të riun dhe e kërcënoi me armë zjarri, merr fund arratia për autorin në Shkodër

Pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se Daija ka goditur me send të fortë, në kokë një 26-vjeçar, si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri.

E.K
EMRI/ Plagosi rëndë të riun dhe e kërcënoi me armë
Foto ilustruese

SHKODËR- Ka marrë fund këtë të premte arratia për Adem Daijan në Shkodër, i cili akuzohet për plagosje dhe kanosje. Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa dosja në ngarkim të tij i ka kaluar Prokurorisë. Ngjarja u regjistrua më 26 Qershor të vitit të shkuar në lagjen “Qemal Stafa”. Pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se Daija ka goditur me send të fortë, në kokë një 26-vjeçar, si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër. Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Rreth 1 vit më parë plagosi rëndë, me send të fortë, një 26-vjeçar dhe dyshohet se e kanosi atë, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 26.06.2023, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë, në kokë, shtetasin O. H., 26 vjeç, si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër./ZËRI

Poll

MOS HUMB