Aktualitet

EMRI+VIDEO/ Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38-vjeçari

Policia, e cila ka ndarë dhe pamjet nga shoqërimi i tij në Komisariat bën me dije se Furriki ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

E.K
EMRI+VIDEO/ Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në
Pamjet nga shoqërimi në Komisariat

TIRANË- Ermal Furriku, 38 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge. Policia, e cila ka ndarë dhe pamjet nga shoqërimi i tij në Komisariat bën me dije se Furriki ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij në Itali.


NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë. Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit, operacioni policor i koduar "Potenza". I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 38-vjeçar. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Potenza". Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën "Perlat Rexhepi" dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin E. F., 38 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./ZËRI

Poll

MOS HUMB