Aktualitet

Ergys Agasi kërkesë në GJKKO për kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

Mësohet se kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës.

F.I
Ergys Agasi kërkesë në GJKKO për kthimin e kamerës
Ergys Agasi

TIRANË-Ergys Agasi i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij. Mësohet se kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës. Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi.

Bazuar në njoftimin e SPAK rezulton se Ergys Agasit, i janë sekuestruar 27 pasuri të paluajtshme, subjekti "EA Solution", një automjet luksoz, disa llogari bankare sende në zyrën e tij. Pas arrestimit Agasit iu sekustrua një aparat telefonik “Iphone 17” dhe një automjet luksoz tip “Land Rover Defender 110 (L663)”, i cili dyshohet se ishte fshehur në garazhin e një vile në kompleksin “Equos Resort”. 

Ergys Agasi, i arrestuar pasditen e 26 gushtit, u transferua mëngjesin e 29 gushtit drejt ambienteve të paraburgimit të Bradasheshit, ku vijon të qëndrojë nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI-t.

Agasi akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit pasiv’. /ZËRI

Poll

MOS HUMB