Aktualitet

Erkid Kazazin e nxorri zbuluar babai i tij: Plagosjen e bëri djali im

E gjitha ndodhi pasi Arbër Gorgea, 36 vjeç, kishte debatuar pak ditë më parë me Eqerem Kazazin dhe e kishte qëlluar me grushte.

F.m
Erkid Kazazin e nxorri zbuluar babai i tij: Plagosjen e bëri djali im
Erkid Kazazi

TIRANË- Erkid Kazazin e ka nxjerrë zbuluar babai i tij, Eqerem Kazazi. Mësohet se ai ka rrëfyern ë biseda me mesazhe, me të afërm dhe bashkëpunëtorë të policisë se plagosjen në Fllakë të Durrësit e kishte bërë djali i tij, për t’i marrë hakun.

E gjitha ndodhi pasi Arbër Gorgea, 36 vjeç, kishte debatuar pak ditë më parë me Eqerem Kazazin dhe e kishte qëlluar me grushte. Eqerem Kazazi është thirrur dhe në polici ku ka pranuar sherrin që ka pasur me 36-vjeçarin.

Për rrjedhojë, një natë më parë, Erkid Kazazi i zuri pritë në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, duke e qëlluar me armë zjarri. Gorgea ishte në makinë me dy fëmijë të mitur, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht.

Poll

MOS HUMB