Aktualitet

Falsifikonin cetifikata të gjuhëve të huaja, vihen në pranga tre persona, një në kërkim

Të katër personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore. 

F.m
Falsifikonin cetifikata të gjuhëve të huaja, vihen në pranga
Foto Ilustruese

TIRANË- Martin Pacani, Olgert Jaupaj dhe Ervin Yzeiraj janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë përshtatur një ambient për falsifikim e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja. Një person tjetër është shpallur në kërkim. Në total, sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar 35 certifikata të falsifikuara, një shumë parash, 4 celularë dhe 1 njësi kompjuterike. Të katër personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore. 

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të falsifikimit të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Finish”. Si rezultat i këtij operacioni, u ndaluan shtetasit: Martin Pacani, 62 vjeç, Olgert Jaupaj, 43 vjeç dhe Ervin Yzeiraj, 42 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të për shtetasen B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A., 34 vjeçe. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore. Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi M. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Poll

MOS HUMB