Aktualitet

“Çfarë kërkon këtu”? Xhelal Mziu rrahu zyrtarin pas takimit të PD, si nisi konflikti

Sipas asaj që dihet deri më tani, sherri ka nisur rreth orës 13:00 të datës pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren.

k.m.
“Çfarë kërkon këtu”? Xhelal Mziu rrahu
Xhelal Mziu

BULQIZË- Detaje të reja janë mësuar nga konflikti në Bulqizë, ku kandidati për deputet i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, së bashku me nipin e tij, janë përplasur me një zyrtar njësisë administrative Ostren. Sipas asaj që dihet deri më tani, sherri ka nisur rreth orës 13:00 të datës pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren.

Pasi është mbyllur takimi elektoral, Xhelal Mziu me nipin e tij dhe disa persona të tjerë janë kthyer pranë ambienteve të jashtme të njësisë administrative Ostren. Nga aty ka dalë Kalosh Murra, i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike. Në këtë moment, kur janë shkëmbyer me njëri-tjetrin, Mziu e ka ndaluar Murrën dhe i është drejtuar me fjalët: Po ti çfarë po kërkon këtu!?

Më pas, pas konfliktit verbal, Xhelal Mziu e ka kapur prej fyti Murrën, ndërsa ndërhyrë edhe nipi i deputetit, Elson Mziu, i cili e ka qëlluar me grusht./ZËRI

Poll

MOS HUMB