Aktualitet

"Fasada ndikoi në përhapjen e vatrës", drejtori i zjarrfikësve të Tiranës: Flakët nisën në një biznes në katin e parë

Sipas tij, fasada e objektit ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve në katet e sipërme, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

zh.ll
"Fasada ndikoi në përhapjen e vatrës", drejtori i
Shkëlqim Goxhaj

TIRANË- Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, ka deklaruar se zjarri në pallatin 12-katësh pranë spitalit “Nënë Tereza” ka nisur në katin e parë të godinës, ku ndodhej një biznes. Sipas tij, fasada e objektit ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve në katet e sipërme, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

“Autoshkallat janë në vendngjarje, janë duke punuar. Janë tre autoshkalla. Dy në aktivitet, një në pjesën veriore. Kemi futur të gjitha mjetet e nevojshme për të mundësuar shuarjen e zjarrit. Nga volumi i zjarrit që shohim, zjarri ka nisur në katin e parë të objektit, ku ka qenë një biznes. Pas vendosjes nën kontroll të situatës, do të nisim ekspertizën zyrtare për nisjen e zjarrit. Ne u përqendruam në të dyja skajet e vatrave të zjarrit. Kemi përqendruar forca edhe në tarracë. Deri më tani nuk kemi informacion për pasoja fatale, gjë që është shumë e rëndësishme. Fasada ka ndikuar në përhapjen e vatrës së zjarrit”, tha Goxhaj.

Burime për ZËRI-n raportuan më herët,  shkaku i mundshëm i zjarrit dyshohet se ka qenë ndezja e disa kartonave pranë marketit. Prej aty, zjarri më pas është përhapur me shpejtësi drejt kateve të sipërme, duke përfshirë fasadën dhe apartamentet./ZËRI

Poll

MOS HUMB