Aktualitet

Kush janë dy prokuroret që po hetojnë Ilir Beqajn, lidhja me nipin e Vilma Nushit dhe përfshirja e gruas

SPAK dyshon se Beqaj ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe me farmacitë ‘Ditë e Natë’, ndërsa bëhet fjalë për shuma miliona euro

E.K
Kush janë dy prokuroret që po hetojnë Ilir Beqajn, lidhja me
Ilir Beqaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e SPAK për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili dyshohet për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, në një dosje të re që është hapur për të në Prokurorinë e Posaçme. SPAK ka dyshime se Ilir Beqaj, përmes lidhjeve që ka me kompanitë Delta Pharma dhe Delta Holding, ka tentuar që të fshehë pasurinë, ndërkohë që jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për transaksione deri në 2.8 milionë euro.

Hetimet dhe kontrollet në banesat e Beqajt dhe biznesmenëve që dyshohet të jenë të lidhur me të, po udhëhiqen nga prokuroret Elida Kaçkini dhe Dorina Bejko, të cilët kanë nën hetime edhe koncesionin e Check Up. Kompania Delta Holding është në pronësi të Eduard Curraj dhe Dorian Sadiku, me nga 50% të aksioneve secili.

Curraj është nipi i Vilma Nushit që ka marrë edhe koncesionin e Chek Up, e këtu lidhjet sa vijnë dhe shtohen. SPAK ka kërkuar llogari edhe për pasuritë e paluajtshme e të luajtshme të Beqajt, duke kërkuar informacion dhe në bankat e nivelit të dytë.

SPAK ka zgjeruar hetimet dhe te bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj, e cila ka 15% ‘Albanian Food and Hospitality’, një kompani e krijuar në vitin 2019, ndërsa me datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes.

Aktualisht ‘Albanian Food and Hospitality’ është në pronësi të Eduard Curraj, që rezulton se është pronar i 50% të aksioneve të Delta Holding. SPAK dyshon se Beqaj ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe me farmacitë ‘Ditë e Natë’, ndërsa bëhet fjalë për shuma miliona euro, gjatë kohës që mbante postin e ministrit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB