
TIRANË- Një tjetër pikë e kompanisë 'One Albania' është përfshirë nga flakët në zonën e Myslym Shyrit gjatë protestës që po zhvillohet në kryeqytet.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se biznesi është shkrumbuar plotësisht, ndërsa protesta vijon mes tensioneve dhe përplasjeve.
Gjatë tubimit efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit të cilët sipas informacioneve janë goditur edhe me plumba gome. Si pasojë disa prej tyre kanë mbetur të plagosur./ZËRI
Poll