
ITALI- Vdiq për një lojë, të cilën do ta ndante në rrjetet sociale. Por mediat italiane shkruajnë se Lorenzo Pjetrushi ndërroi jetë gjatë festimeve të ditëlindjes së kushëririt të tij, një shofer i sapodiplomuar. Viktima, Lorenzo Pjetrushi, ishte rrëzuar përtokë dhe goditi kokën, pasi kishte tentuar të “sërfonte” në kapakun e makinës teksa mjeti ishte në lëvizje. Pas nëntë ditë agonie në spital ai nuk ia doli. Lëndimet shumë të rënda të marra në kokë ishin fatale për të riun 18-vjeçar nga Treviso. Ai ishte shtruar në reanimacionin e spitalit të Trevisos që prej datës 21 janar dhe mbrëmjen e së hënës, më 29 janar, zemra i pushoi së rrahuri.
Djali me origjinë shqiptare ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Trevisos dhe gjendja e tij u shfaq menjëherë kritike.
Policia po heton rastin. Në mjet, përveç kushëririt që drejtonte makinën, ndodheshin edhe tre shokë të viktimës, të gjithë bashkëmoshatarë të tij, të cilët me sa duket ishin dëshmitarë të ‘sfidës’ shumë të rrezikshme për t’u filmuar dhe më pas postuar në rrjetet sociale.
-
Sfida në TikTok i merr jetën 18-vjeçarit shqiptar
30 Janar, 14:59 -
Babai i Lorencos, Agroni ka folur gjithashtu për mediat italiane: Kemi tetë ditë që nuk kemi fjetur, por ai nuk ka bërë video. Lorenco ishte shumë i mirë, ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. I pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22:00. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër.
Por shtoi se nuk e ka të qartë dinamikën e aksidentit.
“Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Por ata nuk po bënin video ose foto për të postuar në TikTok, siç thanë disa njerëz gabimisht. Se si ka ndodhur e di vetëm Policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok,"-tregoi ai./ZËRI