TIRANE- Disa fotografi kanë dalë në media nga aksioni i fundit anti drogë që është duke u zhvilluar në të gjithë vendin. 'Zëri' ka mësuar se droga ishte e futur në konserva dhe më pas rrjeti i shpërndarësve në kryeqytet e shpërndante në disa nga zonat kyçe.
Kanabisi ishte futur në konserva dhe vjen si prodhim nga kultivimi i brendshëm përmes llampave dhe ngrohjes.
Sekuestrimi është bërë në kuadër të një operacioni që po vazhdon në të gjithë vendin dhe ku deri më tani janë arrestuar mbi 100 persona. Kontrollet po vazhdojnë në disa qytete si Elbasan, Fier, Shkodër dhe Durrës, ku ka dhjetëra të arrestuar./Zëri
Poll