Aktualitet

Operacion anti-drogë nga toka dhe ajri në të gjithë vendin, më shumë se 150 të ndaluar, pjesë e rrjetit edhe vajza

Një megaoperacion që ka filluar që prej pasdites së djeshme pritet në finalizohet ditën e sotme (e enjte). 'Zëri' ka mësuar se mes të arrestuarve është edhe një efektiv Policie në Elbasan, Saimir Hysa. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe 3 kilogram kokainë dhe 15 kilogram kanabis si dhe një sasi të një lloji të re droge që ka hyrë në Shqipëri, me përmbajtje xhelatinoze.

Redaksia Zëri
Operacion anti-drogë nga toka dhe ajri në të gjithë vendin,
Foto ilustruese

TIRANË- Mbi 150 të shoqëruar në Polici, mes tyre edhe një efektiv në Elbasan është bilanci paraprak i një operacioni antidrogë që ka nisur që prej pasdites së djeshme. 'Zëri' mësoi nga burime pranë Policisë së Shtetit, se të arrestuarit akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, trafikim të veprave të artit, ndërkohë që punonjësi i policisë akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. Vetëm në Tiranë, janë sekuestruar edhe 3 kilogram kokainë dhe 15 kilogram kanabis. Ndalimet janë bërë nga Reparti RENEA, FNSH në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë. Operacioni është shtrirë në disa qytete si Vlora, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Tirana. 

'Zëri' ka zbardhur edhe disa nga emrat e të arrestuarve.

Saimir Hysa, efektiv i Policisë në Elbasan, i ndaluar nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore.

Glidi Ballolli,

Francesk Braho,

Ervis Duzha,

Rapi Malaj,

Sajmir Rexhepi

Stiven Faqolli.  

Drogë e re, pjesë e grupit edhe vajza, policia përdori edhe agjentë të infiltruar

Policia ka goditur disa grupe kriminale në Tiranë, ku për të finalizuar operacionin janë futur edhe agjentë të infiltruar dhe janë mbajtur nën vëzhgim nga policia. Në mesin e personave të arrestuar ka dhe vajza, të cilat dyshohet se kanë pasur rol aktiv në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ndërkohë gjatë operacionit është konstatuar edhe një lloj droge e re, e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, por deri më tani policia nuk ka dhënë më shumë detaje. Droga e re me përmbajtje xhelatinoze, iu gjet njërit prej të arrestuarve gjatë kontrolleve të operacionit. Ky hetim ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë./Zëri

*Operacioni është në vijim dhe priten përditësime

Poll

MOS HUMB