Aktualitet

FOTO- Kush është mjeku që humbi jetën në aksidentit tragjik në Itali

Hoxha, babai i një foshnjeje 4-muajshe, humbi jetën në krye të detyrës.

f.t
FOTO- Kush është mjeku që humbi jetën në aksidentit
Sokol Hoxha

ITALI- Sokol Hoxha, 40-vjeç, me origjinë nga Elbasani është mjeku i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali ku vdiqën 4 persona. Hoxha, babai i një foshnjeje 4-muajshe, humbi jetën në krye të detyrës.

Mjeku shqiptar ndodhjej në autoambulancën që transportonte një pacient dhe u përplas me një autobus me fëmijë. Si pasojë e përplasjes fatale, autoambulanca shpërthen në flakë dhe tre pjestarët e ekipit që ndodheshin brenda saj si dhe pacienti vdiqën në vend.

Në një mesazh prekës nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se: “Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën. Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”.

Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç. Një prej tyre shoferi i autobusit që po transportonte fëmijët në një ekskursin mbeti i plagosur lehtë por është në gjendje shoku./ZËRI

Poll

MOS HUMB