
ITALI – Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të mërkurë në Itali. Katër pasagjerë të një ambulance vdiqën, pasi mjeti u përplas me një autobus fëmijësh dhe shpërtheu në flakë në një tunel rrugor pranë Urbinos, në Marche. Nga përplasja e automjeteve, një re e madhe tymi mësohet se është ngritur në tunel.




Pas sinjalizimit, një helikopter fluturoi nga Ankona në vendngjarje, por ishte tepër vonë për viktimat. Fëmijët në bordin e autobusit, që ishin nisur nga Marche, fatmirësisht nuk u lënduan.




Një mjek shqiptar në mesin e viktimave
Nga 4 viktimat, 3 janë pjesë e ekipit të urgjencës dhe njëri është pacienti që po transportohej me ambulancë drejt Urbinos. Fatmirësisht, fëmijët, që ishin të moshave 3 deri në 8 vjeç janë plagosur lehtë. Shtatë prej tyre, sidoqoftë janë shtruar në spital. Mediat italiane shkruajnë se mes viktimave është dhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Sokol Hoxhën, 40 vjeç, me profesion mjek. Ai ndodhej në ambulancë. Bashkë me Hoxhën kanë ndërruar jetë Stefano Sabbatini (shoferi), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere), Alberto Serfilippi 85 vjeç (pacient). /ANSA - ZËRI/