pamje nga vendngjarja
KAKAVIJË- Radhë kilometrike janë raportuar pasditen e sotme nga pika kufitare me Greqinë. Emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë filluar në këtë fundjavë të kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit.
Fluksi është në anën greke, ku shumë makina dhe autobusë kanë destinacion Shqipërinë, duke krijuar një radhë prej 4 kilometrash. Kujtojmë se pala greke po punon aktualisht me 2 sportele, duke shkaktuar vonesa dhe fluks të madh./ZËRI
Poll