
SARANDË- Shefi i Zjarrfikëses së Sarandës Nasibi Hasanllari është pezulluar nga detyra pas zjarrit që përfshiu ‘Bar Lulishte Butrinti’ në Sarandë. Shkak për largimin nga detyra e Hasanllarit është bërë mosreagim në kohë për shuarjen e flakëve. Nasibi Hasanllari është zëvendësuar deri në sqarimin e rrethanave nga Drejtuesi i Shuarjes së Zjarreve, Vladimir Kondi.
Godina e bar-lulishtes 'Butrinti' në qendër të Sarandës u përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri u përhap dhe ne dy biznese ngjitur me godinën historike, duke shkaktuar dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që episodi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve të pranishëm në rrugë.
/ZËRI