
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka goditur 8 qendra prostuticioni në kuadër të operacionit “Payment”. Sipas Policisë, prostitucioni ushtrohej në banesa të ndryshme në qytet, ndërsa nën hetim janë vënë 13 të huaja të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili, Mali i Zi dhe Kina, si edhe 2 shqiptarë, mes tyre një i mitur.
Gjatë operacionit, efektivët kanë sekuestruar shumat e parave të përfituara, 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme.
“Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetas: D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru; Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru; L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi; S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi; A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil; Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë; F. K., 29 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil; M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë; N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi; U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani. Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit", njoftoi sot policia.
Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim”, njofton policia. /ZËRI