Aktualitet

Goditën dhe kundërshtuan efektivin e policisë, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy të rinjtë goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë teksa ishte në krye të detyrës.

F.I
Goditën dhe kundërshtuan efektivin e policisë, arrestohen dy
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë teksa ishte në krye të detyrës.

Sipas njoftimit të policisë 32 vjeçari me inicialet V.M., akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës", ndërsa 30 vjeçari me inicialet A.Gj., për ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë’. 

Njoftimi i policisë:

Shtetasi V.M., 32 vjeç, është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur një punonjës të policisë që ishte në detyrë.

Ndërsa shtetasi A.Gj., 30 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer, është arrestuar për “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë dhe ka penguar kryerjen e procedurave ligjore./ZËRI

Poll

MOS HUMB