Aktualitet

‘Grabitëm shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës’/ Deputeti sqaron dëshminë e Dumanit: S’është e vërtetë!

Deputeti pretendon se i afërmi i tij ka vite që nuk vjen në Shqipëri, pasi e ka vendosur jetën e tij në Britaninë e Madhe.

k.m.
‘Grabitëm shtëpinë e dhëndrit të Agron
Nuredin Dumani dhe Agron Duka

TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bërë një sqarim në lidhje me dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Duka, i ftuar sot në ‘Studio Live’, komentoi pretendimet e Dumanit se kishte grabitur 500 mijë euro nga banesa e dhëndrit të tij në Shijak.

Deputeti pretendon se i afërmi i tij ka vite që nuk vjen në Shqipëri, pasi e ka vendosur jetën e tij në Britaninë e Madhe.

“Unë dhe dhëndri im nuk i kam pasur ndonjëherë lekët cash. Unë i kam kompani, me kredi dhe biznese, aktivitet i rregullt. Dhëndri im është në Angli, me vajzën time me familjen dhe jeton atje. A është rrenë kjo, është e sigurt, por nëse është triller, edhe mundet, për ndonjë qëllim. Për të thënë që ja dhëndri i Dukës ka shumë lekë, apo duke thënë se ka sjellë 500 mijë euro në Shijak, s’e di. Nuk kemi lidhje fare me këtë dhe nuk është e vërtetë,”-tha Duka.

Sot, në seancën gjyqësore në GJKKO, Dumani u përball më avokatët e ish-bashkëpunëtorëve të tij në krim por edhe me vetë Gentian Sharrën, duke treguar ngjarjet kriminale që sipas tij, i kanë kryer bashkë./ZËRI

Poll

MOS HUMB