Aktualitet

“Hapni rrugën, kam fëmijën e sëmurë”/ Qytetarja përplaset me protestuesit (VIDEO)

Ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, duke theksuar urgjencën për të shkuar në spital.

k.m.
“Hapni rrugën, kam fëmijën e sëmurë”/
Qytetarja

TIRANË- Protesta e opozitës ka ngjallur edhe tensione në mesin e qytetarëve që nuk janë bërë pjesë e tubimit. Tek zona e mbikalimit pranë "Pallatit me Shigjeta", një zonjë është revoltuar me protestuesit, pasi ishte nisur për të dërguar fëmijën e saj në spital. Por turma i ka zënë rrugën protestuesëve. Për mikrofonin e "Euronews", ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, duke theksuar urgjencën për të shkuar në spital.

“Nuk jam e njoftuar fare për këtë. Ju lutem, hapni rrugën, kam fëmijën për spital. Policit i thashë ta hapë rrugën. Po, kam fëmijën për spital, ju lutem,”- u shpreh gruaja.

MOMENTI ME VIDEO: 


Ndërkohë protesta vazhdon që prej orës 17.00. Opozita ka bllokuar akset tek “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “ëillson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”./ZËRI

Poll

MOS HUMB