Aktualitet

“Hapni rrugën për ambulancat!”/ Apeli i Agjencisë për Media dhe Informim: Mos rrezikoni jetën e qytetarëve

Përmes një mesazhi publik, Agjencia thekson se mjetet e urgjencës duhet të kenë mundësi të qarkullojnë lirshëm, pasi në to mund të ndodhen qytetarë që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

M.K.
“Hapni rrugën për ambulancat!”/ Apeli i Agjencisë
foto

TIRANË- Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës, duke u bërë thirrje protestuesve të mos pengojnë lëvizjen e ambulancave dhe të lejojnë ekipet e Urgjencës Mjekësore të kryejnë detyrën.

Përmes një mesazhi publik, Agjencia thekson se mjetet e urgjencës duhet të kenë mundësi të qarkullojnë lirshëm, pasi në to mund të ndodhen qytetarë që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

“Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente”, thuhet në apelin e Agjencisë.

Në këtë kuadër, qytetarëve dhe protestuesve u kërkohet të respektojnë personelin shëndetësor dhe të krijojnë hapësirën e nevojshme për kalimin e autoambulancave, edhe në kushtet e tensionit të krijuar gjatë protestës.

“Respektoni bluzat e bardha! Hapni rrugën për ambulancat! Jeta e njeriut është mbi gjithçka!”, përfundon apeli./ZËRI

Poll

MOS HUMB