TIRANË- Janë zgjedhur këtë të mërkurë emrat e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026.
Në shortin që është hedhur në Presidencë, Fjona Papajorgji është zgjedhur anëtarja e parë e përhershjme e KED.
Marjana Semini anëtarja e dytë përfaqësuese nga Gjykata Kushtetuese, anëtarja e përhershme.
Genti Ibrahimi anëtar zëvendësues i këshilleve të emërimeve në Drejtësi.
Pas hedhjes së shortit Ilir Panda zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë dhe sipas ligjit do të jetë kryetar i Këshillit për vitin 2026.
Valbon Cekrezi zgjidhet anëtar zëvendësues i KED-së.
Gjithashtu shorti u hedh edhe për zgjedhjen e një anëtari të këshillit përfaqësues i prokurorisë, ku kanë marrë pjesë 9 anëtarë, prej të cilëve u zgjodhën;
Alfred Progonati zgjidhet anëtar i Këshillit të emërimeve në Drejtësisë, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme
Anila Leka, zgjidhet anëtar zëvendësues i Këshillit.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.