Aktualitet

U shpall i pafajshëm, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Admir Thanzën

Ish-gjyqtari u hetua për veprën penale të “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”, por SPAK konkludoi se dyshimet e ngritura ndaj tij nuk provoheshin

E.K
U shpall i pafajshëm, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin
admir thanza

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rërzuar kërkesën e Prokurorisë për gjyqtarin Admir Thanza, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit, që e shpalli atë të pafajshëm.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.

Por Apeli nuk e gjeti të paprovuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës.

Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë qe çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestruan dhe 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij, dyqani dhe apartamenti. Në vitin 2018 Thanza u rrëzua nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit, përfshirë atë të pasurisë, e cila, sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Thanza u akuzua se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por ish-gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike./ZËRI

Poll

MOS HUMB